(Fotot) Arbana e lumtur me partnerin, ndan imazhe nga momentet intime gjatë pushimeve në Greqi
August 6, 2021Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, po shijon në masë të madhe romancën e saj të dashurisë me partnerin Eduart Grishaj.
Çifti, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, po kalojnë një pushim të mirë në shtetin helen. Moderatorja ka ndarë një moment intim me të dashurin, ndersa shfaqen të lumtur.
“Shpirtëra binjakë”, kanë qenë fjalët krahas postimit. Reagimet në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, duke i quajtur si një ‘çift i mrekullueshëm’.
Ata u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit të kaluar. Ndërkaq, Arbana ka edhe një fëmijë nga martesa e saj e mëparshme.
revista.one/