Messi largohet nga Barcelona, video emocionuese e klubit

Messi largohet nga Barcelona, video emocionuese e klubit

August 6, 2021 0

Lionel Messi përfundimisht është larguar nga Barcelona, pas 16 viteve si pjesë e ekipit të parë të katalunasve.

Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Edhe pse kishte një dakordësi mes palëve, gjithçka u prish për shkak të parave, pasi Barcelona nuk mund ta regjistronte kontratën e lojtarit.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle)”., shkruhet në faqn e klubit.

“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht”.

Ndërkohë tifozët e Barcelonës janë në shok të vërtetë, në Francë ka filluar festa nga tifozët e Paris Saint Germain.

“FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Video e FC Barcelona

Mediat e ndryshme evropiane, në Francë, Angli e Itali raportojnë se tanimë përfaqësuesit e lojtarit kanë filluar kontaktet e para me Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas është një dëshirë e kamotshme e parisienëve të cilët tani mund ta bëjnë ëndrrën realitet për ta sjell Messin në ‘Parc de Princes’.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është një adhurues i madh i argjentinasit dhe është gati t’ia plotësojë çdo kërkesë lojtarit dhe përfaqësuesve të tij për ta sjell në kryeqytetin francez.

PSG ka mundësitë që t’ia ofrojë 100 milionë euro komision babait dhe vëllait të argjentinasit vetëm e vetëm që ta transferojë Messin.

Ndërkohë për lojtarin pritet një kontratë faronike me mbi 30 milionë euro në sezon.

Gjithsesi në garë për gjeniun argjentinas mbetën edhe Manchester City dhe Interi, por PSG duket favoriti kryesor. revista.one/