Fotot e Florian Markut në Mekë me bashkëshorten dhe djalin, i lutet Zotit për fitoren në meçin e radhës

Fotot e Florian Markut në Mekë me bashkëshorten dhe djalin, i lutet Zotit për fitoren në meçin e radhës

April 20, 2022 0

Florian Marku i është përkushtuar këto ditë familjes dhe mbajtjes së Ramazanit. Kampioni i Botës në boks ka shkuar në Mekë bashkë me gruan dhe djalin. Marku shfaqet me veshje tradicionale myslimane duke e shijuar këtë moment që e ka ndarë me fansat e tij.

Menjëherë kanë nisur urimet nga qytetarët që duket se janë befasuar fillimisht, pasi të ngatërruar prej mbiemrit e quanin sikur ishte i besimit katolik.

       

Boksieri shqiptar, Florian Marku pak ditë më parë ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Florian Marku tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.

Përveç kësaj, boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në meçin e tij të fundit. “Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri.

Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimin. Floriani javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Marku kërkoi që të ndeshej me Amir Khan, një emër shumë i njohur në arenën e boksit britanik dhe botëror. revista.one/