(Fotot) Hëna “luleshtrydhe” ndriçoi sonte Tiranën, e patë?
June 24, 2021Hëna “luleshtrydhe” ndriçoi sonte Tiranën, e patë? Hëna e plotë e qershorit e quajtur “luleshtrydhe” ndriçoi qiellin mbrëmjen e kësaj të enjteje, 24 qershor, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.
Ajo u shfaq edhe në kryqytet siç mund ta shikoni në këto foto të LSA.
Megjithëse njihet si hëna “luleshtrydhe”, hëna e plotë në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë.
Përkundrazi, emërtimi vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.
Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orën 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor.
Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA.
Foto LSA