Kërcënohet jeta e Ambasadorit Soreca, vendoset nën mbrojtjen e Gardës së Republikës

Kërcënohet jeta e Ambasadorit Soreca, vendoset nën mbrojtjen e Gardës së Republikës

June 24, 2021 0

Jeta e Ambasadorit të BE mund të jetë në rrezik. Nuk bëhen të ditura konkretisht kërcënimet, por zyrtarisht është vendosur të merret nën mbrojtje fizike. Burime jozyrtare thonë se Soreca është kërcënuar në lidhje me Vetingun. Kujtojmë se Misioni Ndërkombëtar i BE dhe SHBA ka hasur në rezistencë për të ankimuar disa vendime për prokurorë e gjyqtarë të lartë.

Në vendimin e qeverisë shqiptare, i cili u botua sot në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se Garda e Republikës do të ruajë dhe mbrojë ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Një pikë tjetër e këtij vendimi ka të bëjë gjithashtu me mbrojtjen e objektit, ku qëndron dhe ushtron veprimtarinë diplomati i huaj.

VENDIMI/ Nr. 375, datë 23.6.2021

Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga garda e Republikës:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021,  “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

a)   Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri.

2. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte:

a)   Objektet   ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën  “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren  Zyrtare’- vendimi i botuar në fletoren zyrtare. revista.one/