(Fotot) U ekzekutua në antentat, pronari i resortit buzë Vjosës në shoqërinë e dy reperëve dhe mes djemve të armatosur

(Fotot) U ekzekutua në antentat, pronari i resortit buzë Vjosës në shoqërinë e dy reperëve dhe mes djemve të armatosur

June 11, 2022 0

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili u ekzekutua në një atentat me eksploziv teksa po lëvizte me automjetin e tij në zonën e rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, rezulton të jetë pronari i një ferme kampingu në zonën e Memaliajt.

Biznesi i 27-vjeçarit të ndjerë është i emërtuar “Sancho Farm Albania” dhe rezulton sipas të dhënave nga QKB të jetë hapur në janar të këtij viti.

Në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, duket jeta luksoze e Aleksit nga Memaliaj i cili e quante veten “sheik”. Ndër të tjera, viktima e atentatit kishte shoqëri me reperë të njohur shqiptarë si Finem dhe Solo, të cilët shpeshherë shkonin në fermën e 27-vjeçarit. Në një foto të siguruar në shtëpizat e fermës së tij, shihet reperi Finem dhe Solo ndërsa Aleksandër Sadikaj dukej pas tyre me djem të armatosur.

Madje këto të dy kanë xhiruar dhe skena të videoklipeve të tyre në biznesin e 27-vjeçarit. Sakaq viktima ka pasur një pasion të madh për kuajt. Ai herë pas herë ndante foto dhe video ku argëtohej duke ushtruar hipizmin.

Në rezortin e 27-vjeçarit ofroheshin dhe veprimtari argëtuese si kalërime me kuaj, xhiro me motora buggy, dhe lojëra paintball.

I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2019 në Sarandë, çështje për të cilën nuk është dënuar.

Përveçse me VIP-a, Aleksandër Sadikaj kishte miqësi edhe me persona me precedent penalë. 27-vjeçari i vrarë sot si pasojë e atentit me tritol është njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Gjithashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani. revista.one/