Franca: Eurovizion të skualifikojë Italinë nëse vërtetohet se “Maneskin” mori kokainë
May 24, 2021Ministri Francez për Europën, Clement Beaune, ka kërkuar transparencë për rastin e fituesit te Eurovizion, i akuzuar se perdori kokaine. Sipas tij, nëse vërtetohet se solisti i grupit ka konsumuar kokainë, ata duhet të skualifikohen menjëherë.
“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë miratuar masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, është shprehur ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”.
Kujtojmë se Franca ishte shumë pranë fitores së “Eurovision”, por rezultati u përmbys për shkak të votave që publiku i dha Italisë. Franca u prezantua këtë vit nga Barbara Pravi me këngën “Voila”.
Gjatë transmetimit të “Eurovision”, këngëtari italian i grupit Maneskin bëri një lëvizje të dyshimtë, që dukej si marrje kokaine. Ne kete video Damiano David shihet duke u përkulur drejt tavolinës. Veprimi i tij duket sikur ka thithur kokainë në ato momente, meegjithate ai vete e mohon.
Gjatë një konference për shtyp, Damiano tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.
“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.