Riniani në aeroport me një brune që e njohu këto ditë, jashtë “Për’puthen”

Riniani në aeroport me një brune që e njohu këto ditë, jashtë “Për’puthen”

May 24, 2021 0

Kjo është vajza që e bëri zemrën e Rinianit të rrahë. Ai është fotografuar me të dashurën në aeroport. Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.

Para disa ditësh në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Para se të mbaronte emisioni “Për’puthen”, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e tij. revista.one/