Futbollisti i Kombëtares Lenjani bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i Kombëtares Lenjani bëhet baba për herë të parë

October 2, 2021 0

Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani është bërë baba për herë të parë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Lenjani dhe bashkëshortja e tij mirëpritën në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur Rian.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë. Në këtë ditë të veçantë, sot Zoti mua dhe nusen time na gëzoi me një djalë. U rritsh afër familjes dhe me hajr në këtë botë djali ynë Rian. Amin. #Elhamdulilah”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e postimit.

Ndërsa, në hapësirën e komenteve ai pranoi urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij.

Kujtojmë që Lenjani aktualisht luan për skuadrën zvicerane, Grasshopper. 

revista.one/