Futi Françeskën brenda tualetit, Sara Gjordeni përjashtohet nga Big Brother VIP

Futi Françeskën brenda tualetit, Sara Gjordeni përjashtohet nga Big Brother VIP

March 5, 2024 0

Sara Gjordeni është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP 3.

Kjo masë erdhi pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh.

Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.

Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Vëllai i Madh pas ngjarjes anuloi televotimin dhe dërgoi një ‘Zarf të zi’ brenda. Pas incidentit në tualet, Françeska tha se i është kujtuar bullizimi që i është bërë kur ishte adoleshente.

Kur kam qenë adoleshente kam qenë e bullizuar dhe një nga gjërat që kanë bërë më kanë mbyllur në tualet. Më torturonin në banjo, mu kujtua ajo situatëKëto gjëra nuk ia kam treguar as familjes time. Dikur kam qenë viktimë, nuk jam më”, tha Françeska.

revista.one/