Gabriela e “Për’puthen” fut biberonin në gojë dhe puth Xhebron

Gabriela e “Për’puthen” fut biberonin në gojë dhe puth Xhebron

January 13, 2024 0

Një Për’puthen i zjarrtë, plotë pasion episodi i djeshëm (12 janar 2024) ndërsa Gabriela i ka vënë ‘flakën’ studios gjatë takimit 4 minutësh me konkurrentin e ri, Xhebron, ku nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtet.

Në një moment, konkurrentja ka bërë të pabërën duke i futur Xhebros biberonin në gojë. Por edhe ky i fundit nuk u tregua i pafajshëm, duke iu kthyer Gabrielës me të njëjtin intensitet kur tha se “ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen”.

Këto momente janë pasuar nga një puthje indirekte mes dyshes.

Gabriela: Do ma jepje mua këtë biberonin?

Xhebro: Po pra ta fusja ty.

Gabriela: Do ma fusje?! Po sikur ta fus unë ty këtë biberonin?

Xhebro: Po fute, ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen.

Gabriela: Si hiqet kjo? Do ta heqësh pak këtë?

Xhebro: Lëre se afrohem unë, afrohem unë.

Gabriela: Prit se ta jap kështu… (i fut biberonin në gojë dhe e puth)

Dalja pa filtra në takimin e parë pas largimit të Aurelit, e tregon konkurrenten të çlirët sikur më në fund mund të jetë vetëvetja në spektakël.

Aureli u përjashtua zyrtarisht nga Për’puthen, për shkak se u kap në mënyrë flagrante duke u puthur me një vajzë tjetër, jashtë programit, në një club.

revista.one/