“Galaksia” vlerësohet “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Moisiu online”

“Galaksia” vlerësohet “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Moisiu online”

March 17, 2021 0

Shfaqja e Teatrit Kombëtar, “Galaksia” me regji të Rovena Lules është përzgjedhur, si “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Moisiu online”.

Ndërsa, Dino Mustafic i cili u përfaqësua në këtë festival me tre shfaqje është vlerësuar për punën e tij, si “Regjisori më i mirë” në Teatrin “Migjeni” në Shkodër me “Jugorin” , “Kopshti i qershive” në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe në skenën e pavarur, “Nëna edhe fëmija”.

Loja e Gëzim Rudit në shfaqjen “Monserati” të Teatrit të Prizrenit edhe Olta Dakut në shfaqjen “Galaksia” bëri që artistët përfaqësues të të gjithë teatrove që ishin pjesë e kësaj gare, ti vlerësojnë ata si dy aktorët më të mirë protagonist.

Ndërsa, loja e Arta Muçajt tek “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin e Prishtinës edhe Gert Ferrës në “Kopshtin e Qershive” në Teatrin e Korçës, i përzgjodhi artistët si dy më të mirët joprotagonist.

Silvio Goskoi në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” të Teatrit Metropol edhe Igli Zarka në “Galaksia” janë dy artistët e rinj më të mirë.

Ndërsa, çmimi i Karrierës iu dha aktorit të mirënjohur Bujar Lako, postmortem.  

Juria që përzgjodhi çmimet që u ndan në këtë festival ku morën pjesë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse përbëhej nga përfaqësues të çdo teatri.

Vlerësimi monetar për secilin çmim

  1. Shfaqja më e mirë  200 000 lekë Bank private
  2. Regjia më  e mirë 120 000 lekë Bashkia Tirane
  3. Aktori/Aktorja e re më e mirë 50 000 lekë Bashkia Tirane
  4. Çmimi i karrierës 100 000 lekë Ministria Kulturës
  5. Aktori  joprotagonist më i mirë 70 000 lekë Ministria Kulturës
  6. Aktorja joprotagoniste më e mirë 70 000 lekë Ministria Kulturës
  7. Aktori protagonist me i mirë  100 000 lekë Ministria Kulturës
  8. Aktorja protagonist më e mirë   100 000 lekë Ministria Kulturës
  9. Çmimi i publikut  100  000 lekë Teatri Kombëtar