Gara brenda PS-së në Tiranë, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo i merr mandatin Ervin Bushatit

Gara brenda PS-së në Tiranë, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo i merr mandatin Ervin Bushatit

April 29, 2021 0

Ornaldo Rakipi Ornaldo i merr mandatin Ervin Bushatit. Ai arrin të thyejë herësin dhe siguron mandatin në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. Po ashtu edhe Fatmir Xhafaj.

Të renditur jashtë vijës së kuqe, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota.

Kështu, Fatmir Xhafaj ishte i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës. Ish- ministri thyen herësin dhe i merr vendin Fidel Yllit. Ky i fundit ishte i renditur i 15 në listën e PS-së së Tiranës, me 1.190 vota. Ish-ministri i Brendshëm ka marrë 12.398 vota.

Ndërkohë, surpriza është djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi. I renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës, në dukje nuk kishte asnjë shans të merrte mandat. Zakonisht socialistët kanë ruajtur kotuat deri në mandatin e 18. Shpresohej të merrnin vetëm të 19-in jashtë vijës së kuqe, Pandeli Majkon.

Por, Ornaldo Rakipi ka arritur të fitojë me vota preferenciale. Ai ka siguruar 11.514 vota, duke i marrë mandatin Ervin Bushatit. Ky ishte i renditur i 3 në listën e PS-së së Tiranës, po mori vetëm 1.787 vota. / revista.one/