“Gati për shkatërrim”/ NOIZY bën një paralajmërim pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznesin e tij

“Gati për shkatërrim”/ NOIZY bën një paralajmërim pas sherrit me Cllevion dhe tritolit në biznesin e tij

June 13, 2022 0

Pas sherrit Kleviol Ahmetajn dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, reperi Noizy duket se po i kalon këto situata përmes muzikës. Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, Noizy ka gati një tjetër bashkëpunim, kësaj here me një repere. Bëhet fjalë për Loredana Zefin, ku dyshja paralajmërojnë “shkatërrim” me duetin e tyre.

 “Heart attack @loredana 17/June gati për shkatërrim”, shkruan Noizy në një postim në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë ditës së sotme qarkulluan disa video në rrjetet sociale shihet se reperi po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA. 

Bashkëpunimi mes dy reperëve është dyshuar që disa ditë më parë. Dyshimet për këngë të përbashkët mes tyre janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në Instagramin e saj. Në njërën nga ato Loredana u shfaq në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn. revista.one/