Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albash Eagle publikojnë bashkëpunimin “Stay”

Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albash Eagle publikojnë bashkëpunimin “Stay”

July 14, 2021 0

Genc Prelvukaj & Shaolin Gang dhe Albash Eagle ditë më parë kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre.

“Stay”, titullohet kënga e cila tashmë është publikuar në platformën Youtube.

Kënga është produkt i Black Fish Entertainment, gjersa tekstin e kanë shkruar vet interpretuesit e këngës, secili pjesën e vet përkatëse.

“Stay” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili është xhiruar në vende të të ndryshme në Kosovë.

Në këngë mund të dëgjohet edhe një pjesë e kënduar nga një femër, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, por që gjithsesi i ka dhënë mjaft hijeshi këngës.

Kohëve të fundit janë të shumta bashkëpunimet trio në estradë, dhe Genci me Shaoling Gang dhe Albash Eagle duket se kanë ndjekur po ashtu trendin.