Genta Ismajli shijon muajt e fundit të shtatzënisë, realizon fotosesion me Ustan

Genta Ismajli shijon muajt e fundit të shtatzënisë, realizon fotosesion me Ustan

November 19, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po i shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, ajo ka realizuar një fotosesion të veçantë me partnerin e saj, Huseyin Usta.

Këngëtarja nga Gjilani ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, në një kostum ngjyrë bezhë, ndërsa ka vënë në pah hiret dhe nurin e saj të shtatzënisë.

Ismajli vendosi që fotografitë në fjalë t’i ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

“Faleminderit Zot”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni dhe lindje të lehtë.

Genta dhe Huseyin janë në pritje të binjakëve: një djalë dhe një vajzë.

revista.one/