Giuseppe i Për’puthen, hedh pasaportën italiane: E gris që tani, dua atë shqiptare!
June 23, 2021Giuseppe kërkon me këmbëngulje pasaportën shqiptare.
Gjatë takimit me Shqipen, ai thotë se është shqiptar dhe meriton të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Pasi hedh në tavolinë mjetin e identifikimit italian, Giuseppe thotë: “Unë e gris pasaportën italiane. Dua pasaportën shqiptare, se jam shqiptar”.
Ai tregon për origjinën e tij:
“Babi i ka lindur në Vlorë, ka ardhur në Tiranë të studiojë për gazetari, në vitin ’46 ka qenë në burg. Pasi doli iku me nënën në Itali. U arratis nga Shqipëria, ka kaluar me barkë liqenin e Shkodrës. Ka bërë 4 fëmijë, unë jam i dyti. Babi u bë gazetar dhe në Itali. Jam krenar që jam shqiptar”.
Madje, ai tregon se disa të afërm, nga ana e babait kanë ardhur ta takojnë, pasi e kanë parë në emisionin e “Për’puthen +40”.
Rastësisht, Shqipja kishte menduar t’i dhuronte një bluzë me shqiponjë Giuseppes dhe e bëri në momentin më të përshtatshëm, kur Giuseppe po fliste për origjinën e tij.