Gjenden në Portugali dy fëmijët shqiptarë të zhdukur prej janarit, arrestohet babai i tyre
August 24, 2021Janë gjetur pas disa muajsh kërkime dy fëmijët shqiptarë Kristian ddhe Amarda Toska, të zhdukur në Gjermani së bahsku me babain e tyre. Ata janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me babanë dhe një grua tjetër, që duhet të jetë partnerja e babait të tyre.
Babai i fëmijëve është arrestuar nga policia rreth 90 km larg Lisbonës, në Caldas da Rainha, vend në të cilin mbërriti nga Madridi. Fëmijët dhe babai i tyre u zhdukën nga Gjermania në janar, port nëna e të miturve nuk bëri denoncim në polici për shkak të kërcënimeve të bashkëshortit të saj.
“Nëse shkon në polici, unë do të të vras ty, familjen tënde dhe fëmijët,” ishte kërcënimi që ndaloi nënën e fëmijëve të bënte denoncimin në polici. Pas largimit nga Gjermania, babai me 2 fëmijët u pa në Tenerife dhe u thirr në Gjykatë në 1 qershor, por nuk u paraqit. Ai u largua drejt Portugalisë dhe autoritetet lëshuan një urdhër arresti. Tashmë ai do të dalë përballë trupës gjykuese, ku akuzohet për disa vepra penale.
revista.one/