Personi që ndihmoi në gjetjen e Krivaqës s’pranon shpërblimin e Pacollit: E bëra nga dhembshuria për vajzën

Personi që ndihmoi në gjetjen e Krivaqës s’pranon shpërblimin e Pacollit: E bëra nga dhembshuria për vajzën

August 24, 2021 0

Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin, i cili ka ndihmuar policinë në gjetjen dhe arrestimin e vrasësit të 18-vjeçares, Dardan Krivaqës.

Biznesmeni kosovar i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar sot për këdo që kontribuonte në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga Behgjet Pacolli”.

“Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.

Por personi i cili kontribuoi në gjetjen e autorit nuk e ka pranuar shpërblimin e Pacollit, duke u shprehur se gjithçka e ka bërë për hir të dhembshurisë për 18-vjeçaren dhe jo për para, raportojnë mediet në Kosovë.