Gjobitet nga policia Fationi i “Për’puthen” për videon ku i jepte Audit me 215 km/h

Gjobitet nga policia Fationi i “Për’puthen” për videon ku i jepte Audit me 215 km/h

July 23, 2021 0

Dy qytetarët shqiptarë nga Kosova që ecën me shpejtësi skëterrë 230 km/h në Shqipëri ishin në krye të lajmeve këto ditë. E teksa të gjithë po flasin për këtë çështje, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari sfidoi policinë dhe “fluturoi” me veturën e tij luksoze.

Këtë gjë nuk e fsheh aspak dhe madje ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet teksa lëviz me shpejtësi mbi 215 km/h me veturën e tij të tipit ‘’Audi’’.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që ish-konkurrenti bën të tilla veprime dhe i shfaq në mënyrë publike.

Ky lajm u bë mjaft viral, e mesa duket më në fund ra në “veshin dhe syrin” e policisë dhe Fation Kuqari e mori ndëshkimin me gjobë 40 mijë lekë të reja.

revista.one/