Gjon’s Tears i kthehet Alketa Vejsiut: S’dua skandal, por bëra të pamundurën të vija në Festivalin e RTSH

Gjon’s Tears i kthehet Alketa Vejsiut: S’dua skandal, por bëra të pamundurën të vija në Festivalin e RTSH

May 28, 2021 0

Gjon’s Tears nuk e lë pa përgjigje reagimin e moderatores Alketa Vejsiu. Sipas saj, Gjoni ishte me vonesë për të marrë pjesë në Festival dhe ajo kishte zbatuar rregulloren  e RTSH-së.

Këngëtari  ishte i ftuar në emisionin “Ëake Up” përmes një lidhje direkte dhe bëri një koment për deklaratën e Vejsiut. Gjoni tha se tashmë atij nuk i intereson më kjo histori, sepse i përket të shkuarës dhe nuk ka dëshirë që të bëjë skandale nëpër media.

“Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara”, tha Gjoni.

Nëse do e merrte sërish në konsideratë pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës apo për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, ai tha se nuk ka dëshirë që ta përjetojë sërish të njëjtën eksperiencë në festivalin europian. Gjoni u shpreh se nuk dëshiron të marrë më pjesë ne Eurovision, si këngëtar, por vetëm si kompozitor ose si tekstshkrues. Megjithatë artisti nuk e përjashtoi si mundësi, duke u shprehur “kurrë mos thuaj kurrë”.

revista.one/