Gjon’s Tears kthehet në Shqipëri, do të këndojë në një festival në 31 korrik

Gjon’s Tears kthehet në Shqipëri, do të këndojë në një festival në 31 korrik

July 2, 2021 0

Gjon’s Tears do të vijë në Shqipëri në fund të muajit për të kënduar në një festival.

Së fundmi, artisti shqiptar ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku është pyetur nëse do të mbajë koncert në Shqipëri dhe përgjigjja e tij ishte ishte padyshim pozitive ku ndau dhe disa detaje. Ai rrëfyeu se data e mbajtjes së eventit do të jetë 31 korrik.

“Yep, the @zafestival, 31.07 2021”, i është përgjigjur ai.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit eruopian ai udhëtoi drejt Tiranës dhe me të mbërritur në vend dha një intervistë për ekranin e “Top Channel”.

Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja

Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

revista.one