Gjon’s Tears: Njerëzit në Zvicër thoshin, ‘shqiptari është ai që vjedh’…

Gjon’s Tears: Njerëzit në Zvicër thoshin, ‘shqiptari është ai që vjedh’…

December 3, 2022 0

Gjon’s Tears ishte i ftuar dje në “Wake Up” për të folur për këngën e tij “Pure”.

Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, ja si u shpreh këngëtari për këtë projekt muzikor.

“Ideja e projektit ishte të kem një këngë më optimiste, të flisja për bukurinë e pafajësisë së jetës. Ishte shumë e rëndësishme për mua të këm një këngë optimiste”.

Kujtojmë se kënga është edhe pjesë e Top List dhe ju mund ta votoni për të ngjitur majat e klasifikimit.

Por cilat janë projektet e tij të ardhshme?

“Pothuajse gjithë albumi është gati. Por muzika është biznes, strategji. Prandaj do marr pak kohë. Kjo është më e komplikur për mua, që muzika do shumë kohë për t’u zhvilluar”.

Më tej në intervistë, Gjon’s Tears u shpreh shumë krenar dhe i lumtur për multikulturalizmin e tij.

“Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”.