Gjon’s Tears / Shqiptari i talentuar që përfaqëson Zvicrën në Eurovizion, historia e emrit
April 23, 2021Gjon Muharremaj është kengëtari me origjinë shqiptare i cili do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e Eurosong-ut, që do të zhvillohet në 22 maj, në Roterdam të Hollandës.
“Tout l’Univers” është titulli i këngës me të cilën 22 vjeçari do të konkurojë në Festivalin Evropian për Zvicrën.
Ajo ç’ka tërheq vëmendjen nga kënga “Tout I’Univers” është zëri madhështor i artistit shqiptar.
“Nëse do ta përshkruaja këngën time me tre fjalë, ajo do të ishte sigurisht emocionale, epike sepse përfshihen shumë instrumente muzikore dhe e thellë, pasi temat që trajton kanë shumë kuptim për mua”, thotë këngëtari në një intervistë për faqen zyrtare të Eurovision-it.
Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjoni flet shumë mirë gjuhën shqipe, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës, pasi babanë e ka me origjinë Kosovare ndërsa nënën nga Tirana.
Gjoni i ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.
Historia e tij me muzikën e ka gjenezën që në fëmijëri kur interpretonte këngën e Elvis Presley “Can’t Help Falling In Love With You”. Duke e dëgjuar teksa këndonte këngën e Elvis Prisley, gjyshi i Gjonit u emocionua aq shumë sa që u përlot.
Dhe kështu lindi emri i tij artistik, Lotët e Gjonit – Gjon’s Tears.
Gjyshi ishte aq i impresionuar nga performanca dhe talenti i nipit sa që e regjistroi atë në spektaklin “Albania’s Got Talent”.
Ky ishte një vendim shumë i zgjuar pasi në moshën 12 vjeçare Gjoni fitoi çmimin e tretë në spektaklin e njohur.
Vitin tjetër ai arriti në gjysmëfinalen e “Switzerland’s Got Talent” dhe në vitin 2019 arriti në të njëjtën fazë në “The Voice of France”.