“Goditet” grupi i Mozës në Ferma VIP, e para eliminohet Zhaku, më pas Kostana
June 5, 2026Inida Gjata, e njohur ndryshe edhe si Zhaku është fermerja që u largua përfundimisht nga Ferma Vip 3, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh.
Zhaku ishte në një televotim të fortë që zgjati një javë, me Ilirin dhe Sarën.
“Ishte një përvojë shumë e bukur,, e kam shijuar shumë. Ju uroj suksese të gjithëve”, tha Zhaku pas leximit të emrit.
Më pas, 9 fermerët e mbetur në garë u përballën në një sfidë, që nuk u fitua nga askush, duke bërë që të gjithë të shkonin në televotim, që zgjati pak minuta.
Në përfundim, publiku vendosi që duhet të ishte Kostana ajo që duhej të largohej nga gara, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh.
revista.one/


