Granit Cana eliminohet nga Big Brother VIP, Fifi e përjeton mes lotësh largimin e tij

Granit Cana eliminohet nga Big Brother VIP, Fifi e përjeton mes lotësh largimin e tij

November 13, 2021 0

Mbrëmë rrugëtimin në Big Brother VIP ka përfunduar për ish-futbollistin, Granit Cana.

Pas votave të publikut, Granit u eliminua duke lënë kështu shtëpinë e famshme pas një muaji qëndrimi brenda.

Largimin e Graniti e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren.

Cana bëhet banori i pestë që u largua nga spektakli, katër që u larguan nga vota e publikut dhe Igli që e la shtëpinë javën e kaluar për shkak të arsyeve shëndetësore.

Kujtojmë që Graniti ishte ndër banorët më të komentuar që nga fillimi i spekataklit, pas raportit të afërt me këngëtaren e njohur, Fifin.