Grida Duma heq dorë nga mandati i deputetes, vjen me një surprizë për publikun

Grida Duma heq dorë nga mandati i deputetes, vjen me një surprizë për publikun

November 7, 2022 0

Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit. Burime pranë gazetës “Tema” bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision të sajin në “Top Channel.”

Sipas të njejtës media, emisioni do të jetë dy herë në javë, të hënë dhe të enjte.

Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademi, e cila mban emrin “G Akadamy”.

Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme. Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.

Duma tregoi pak kohë më parë për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.