Me varëse ari/ Gruaja e Haradinajt merr vëmendje me kryqin në gjoks 

Me varëse ari/ Gruaja e Haradinajt merr vëmendje me kryqin në gjoks 

October 10, 2022 0

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe spikerja e lajmeve, Anita Muçaj, ka rënë në sy me varëse në formë kryqi. Fillimisht ajo bëri bujë për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Dance With Me”, për të cilin theksoi se kishte dëshirë për shkak që vallëzimin e ka pasion.

E së fundmi çifti kanë qenë së bashku në dasmën e djalit të këngëtares Shkurte Fejza.

Ata shkëlqyen me paraqitjen të veshur në të zeza, ndërsa Anita mori vëmendje të madhe me varësen ari në formë të kryqit.

Kjo bëri që të komentohet në masë të madhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke thënë se nuk e dinin a është myslimane apo katolike.

Sidoqoftë, varëset me forma të tilla kanë qenë në trend këtë vit pasi i kemi parë edhe në disa personazhe të tjera të famshme shqiptare.

revista.one/