‘Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë’, flet dëshmitarja greke, e cila pa 50-vjeçaren pasi i ‘shpëtoi’ agresorit

‘Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë’, flet dëshmitarja greke, e cila pa 50-vjeçaren pasi i ‘shpëtoi’ agresorit

June 21, 2021 0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi që iu bë një ditë më parë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë. Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici atë që ka parë.

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

“Jam e para e cila pashë 50-vjeçaren. Ishte gjysmë e zhveshur dhe me një fytyrë të shndërruar nga plagët, psikologjikisht ajo ishte shumë keq. E përdhunuan dhe e rrahën 7 herë. Ishte e vrarë në fytyrë.”, shprehet gruaja.

Ajo tregoi edhe mënyrën si gruaja arriti të arratisej pas momenteve të gjata të tmerrit që përjetoi brenda apartamentit të 35-vjeçarit bullgar. “Gruaja arrti të dilte nga dritarja e ballkonit për të shpëtuar. Ndërkohë ai, përdhunuesi ishte brenda dhe bërtiste.”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha e revoltuar se policia nuk erdhi në kohë! U vonua dhe sipas saj kjo i ka dhënë mundësi përdhunuesit të largohej nga banesa. Sipas dëshmitares e cila është një banore në pallatin ku banonte edhe 35-vjeçari me origjinë nga Bullgaria, zbuloi se ai ushtronte dhunë fizike dhe ndaj mamasë së tij, e cila për ironi të fatit ishte pastruese në profesion.

Ajo në fund të dëshmisë së saj mbi ngjarjen tha gjithashtu se kur komshiu i saj, zbuloi se ajo ndihmoj viktimën e tij kërcënoi atë dhe vajzën e saj.“Ai tha se do të na mbyste. Policia na ka dhënë urdhër të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të hapin dyer e as dritare. Po jetojmë me frikë”, tha ajo.

Kujtojmë që 50-vjeçarja shqiptare, ishte duke pastruar në një pallat, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij. Ai për orë të tëra e ka përdhunuar gruan, duke i shkaktuar dhe dëmtime të rënda në trup.Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mësohet, se autori i dyshuar është ende në kërkim nga policia. Efektivët janë duke hetuar të gjithë pistat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në përdhunim të jenë përfshirë më shumë se 1 person.Gra dhe vajza greke kanë dalë në protestë në mbështetje të gruas, me parulla nëpër duar dhe sloganin “Asnjëra nuk është vetëm”.