Gruaja u përplas me shtyllën, humbi djalin 3 vjeç, erdhi nga Suedia për pushime (VIDEO)
August 5, 2021Detaje tragjike zbardhen nga aksidenti që i mori jetën një djali vetëm 3 vjeç në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.
Drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Olsjana Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.
Nëna e fëmijës, që ishte duke drejtuar mjetin, e ka pasur atë në prehër, në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale me një shtyllë. Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë.
38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë mbi aksidentin:
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
revista.one/