Grupi serb “Ribilja Cobra”, koncert sot, në Kosovë! Ku janë ata që folën për Bregoviç në Korçë?
August 19, 2021Bendi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit.
Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky bend është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet.
Vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviq ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.
Kelmendi tha se ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.
“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Më tutje ai kritikoi edhe institucionet që kanë lejuar që një koncert i tillë të mbahet në Kosovë.
“Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, ka shkruar më tutje ai.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka realizuar sot një aksion simbolik kundër pjesëmarrjes së muzikantit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.
revista.one/