Një djalë bëri humor me Ezanin, kërcënohen pronarët e Comedy Club

Një djalë bëri humor me Ezanin, kërcënohen pronarët e Comedy Club

August 19, 2021 0

Pronarët e një lokali në Tiranë kanë mbyllur aktivitetin dhe janë zhdukur pas kërcënimeve të marra nga islamikët. Kjo, sepse në lokalin e tyre u bë humor me Ezanin (faljen).

Ngjarja qarkullon në rrjetet sociale prej disa ditësh, por sot është bërë publike në media nga analisti Mustafa Nano.

“Në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, me të cilën nuk merret askush. Në një Comedy Club (nuk e kam ditur që ekziston një i tillë), dikush me prirje komike ka marrë mikrofonin e ka bërë ironi me ezanin”, shkruan ndër të tjera Nano.

Djali që bëri humor është gjendur më pas nën një agresion të paparë online.

“Klubi është mbyllur, sidoqoftë, prej shqetësimit se mos talebanët tanë ndërmarrin hapa të rrezikshëm. Dhe pronarët janë larguar pa adresë. Prej frikës. Është situatë absurde, e pakuptueshnme, e pafalshme. Për mua, kryeministri shqiptar duhet të bëhet i gjallë e të dalë në mbrojtje të fjalës së lirë”, shkruan analisti.

Ndërkohë, në videon më poshtë shfaqen kërcënimet e tre djemve që pretendojnë se i përkasin mylimanëve të Shqipërisë së Mesme.

revista.one/