Habit Zhaku: Do të kultivoj kanabis që të bëhem e pasur si Ornella Mutti…

Habit Zhaku: Do të kultivoj kanabis që të bëhem e pasur si Ornella Mutti…

September 20, 2021 0

Dje në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua legalizimi i kanabisit, nisur nga peticioni i firmosur nga 500 mijë italianë që kërkojnë referendum mbi dekriminalizimin e hashashit.

Gazetarja Zhaklin Lekatari tregoi se gjatë kohës që kishte jetuar në Toskanë, Itali, kishte parë njerëz që kultivonin bimë në shtëpi.

E pyetur nga Bieta nëse do të mbillte dhe ajo vetë bimë nëse kanabisi do të legalizohej në vendin tonë, Zhaku tha:

“Unë s’ kam mbjellë, por do doja. Nëse në Shqipëri do të legalizohej do të doja të kisha aq para sa të isha një Ornella Mutti e Shqipërisë… në kuptimin që do t’i hyja biznesit të kanabisit me të vërtetë për kanabisin mjekësor. Nëse do të ishte edhe për arsye argëtuese, pse jo”.

revista.one/