“Hala e kam ish-in në mendje”, reagimi i Gjestit kur e pyesin, ndërsa Xheneta e heq nga lista në Insta

“Hala e kam ish-in në mendje”, reagimi i Gjestit kur e pyesin, ndërsa Xheneta e heq nga lista në Insta

February 3, 2025 0

Gerta dhe Gjesti kanë patur një incident aspak të këndshëm mbrëmë gjatë dasmës së Loredanës dhe Jozit.

Teksa po festonin, Gjesti ka marrë shampanjë dhe ka lagur çiftin. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Gertës, e cila kishte në dorë një gotë birrë dhe ia hodhi atij.

Por Gerta nuk u ndal me kaq, pasi edhe teksa po bisedonin me njëri-tjetrin për çfarë ndodhi, ajo i tha se mund t’i hidhte sërish birrë në fytyrë. E në fakt ashtu bëri, siç e kishte gotën në dorë, ajo ia hodhi të gjithën.

Ditën e sotme, teksa Gjesti thoshte se dasma e Loredanës dhe Jozit është fals, Gerta pyet nëse ai dhe Egli kanë hequr nga mendja ish-partnerët e tyre.

Gjesti iu përgjigj me ‘jo’ duke shtuar: “Edhe unë e kam, edhe ajo e ka në mendje”.

Më pas Gerta shkon pranë Eglit që po gatuante dhe i përmendte ish-in, por ajo nuk iu përgjigj thjesht nisi të këndonte. E kështu bëri edhe Gjesti.

Pjesë nga debati:

Gerta: O Gjest a të ka ikur ish-i nga mendja?

Gjesti: Jo hala, akoma nuk më ka ikur.

Gerta: Të dy e keni ish-in në kokë

Gjesti: Edhe unë e kam, edhe ajo e ka në mendje.

Gerta: Jeni akoma të dy me ish-in në kokë

Gjesti: Nuk jemi fals me bërë dasmë fals

Gerta: Shiko Gjestin dhe mendo ish-in.

Ndërsa Xheneta Fetahu, pas mbarimit të BBVK, e kuptoi se Gjesti ndodhet në Big Brother Albania pasi po e kërkonte vazhdimisht sa ishte brenda.

Ajo tani duket se i ka kuptuar të gjitha gjërat dhe për raportin e ri që ka nisur me Egli Takon.

Megjithëse po e ndiqte deri para pak ditësh, ish-konkurrentja duket se e ka larguar nga lista në Instagram.

Siç shihet ka vendosur që t’i lë të gjitha pas dhe të vazhdojë me jetën dhe angazhimet profesionale.

U tha po ashtu se do të hyjë në Big Brother VIP Albania, por që edhe kjo nuk ndodhi.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka të tillë, ndonëse Gjesti po vazhdon lojën e të jetë i preferuari i publikut.

revista.one/