Hapet pas 12 orëve rruga e bllokuar nga dëbora në Llogara

Hapet pas 12 orëve rruga e bllokuar nga dëbora në Llogara

April 8, 2021 0

Hapet rruga e bllokuar nga dëbora në Llogara.

Autoriteti rrugor ka reaguar pas denoncimeve të qytetarëve në media. Eshtë dërguar në zonë borëpastruese dhe është hedhur kripë.

Qarkullimi i automjeteve në Llogara u bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës. Situata j përkeqësua duke nisur mbrëmjen e kaluar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të papërgatitur. Vitet e shkuara, në këtë periudhë, nuk ka patur probleme me dëborën.

Shtresa e akullit e krijuar si pasojë e reshjeve ka bërë që automjetet të mbeten në vend.

Moti ka befasuar njerëzit në këtë pranverë. Reshje dëbore ka pasur edhe në juglindje të vendit.

/revista.one/