Hasbulla ndeshet në UFC, pamjet nga ringu në Abu Dhabi (VIDEO)

Hasbulla ndeshet në UFC, pamjet nga ringu në Abu Dhabi (VIDEO)

October 31, 2021 0

Rivaliteti mes Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik zuri vend në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës, kur dyshja u panë duke u përballur me njëri-tjetrin në buzë të ringut në UFC.

Për kënaqësinë e shumë fansave të Hasbullës në mediat sociale, u konfirmua në fillim të kësaj jave se i famshmi i TikTok-ut dhe Instagram-it do të ishte i pranishëm në UFC 267.

Muajin e kaluar, presidenti i UFC-së, Dana White, bëri me dije se një takim me Hasbullën do të ndodhte në event.

Për sa i përket Islam Makhachev, ai doli kundër Dan Hooker në një meç të lehtë dhe fitoi pas një paraqitjeje tjetër dominuese.

Megjithatë ishte pamja e Hasbullës ajo që rrëmbeu titujt kryesor, pasi ai për pak sa nuk përplas me shokun e tij të rrjeteve sociale Abdu Rozik.

revista.one/