Heidi paralajmëron Fatjonin: Po ndodhi dhe njëherë e ke pisk punën
January 26, 2024Heidi dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër këtë pasdite në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Sipas banorit, kishte rënë dakord me modelen që të stërviteshin bashkë, por ajo e refuzoi në moment të fundit. “Doje t’i bëje qejfin shokëve të tu”, tha Fationi, ndërsa konkurrentja iu drejtua me fjalët: “këtë presion po e bën me njeriun e gabuar”.
Fationi: Nëse ti vazhdon ashtu, nuk të flas, mos më fol fare dhe jemi shumë në rregull.
Heidi: Okej
Fationi: Hajd, mirupafshim
Heidi: Unë nuk i bëj qejfin asnjërit, thashë tri herë që nuk doja. Isha e çakërdisur dhe ti tani po më bie mua prapë për këtë punë
Fationi hesht
Heidi: Si të duash, këtë presionin dhe arrogancën po e bën me njeriun e gabuar
Fationi (i drejtohet Vesës): Je super gocë flori zemra, mos ë të fryjnë njerëzit, ke mendimin tënd
Heidi: Po e devijoni komplet
Fationi (i drejtohet Vesës): Mos u influenco nga njeri, se duan të të influencojnë
Në debat ndërhyri edhe Rike, por nuk mundi të qetësoje dy banorët
Fationi: Për kokë të mbesës po të them, do vish për stërvitje, s’dua më tha
Rike: Zihuni, por jo para të gjithëve
Heidi: Po mirë, më fal
Fationi: Nuk ka më fal fare, mos më fol fare mua. Mos u influenco dhe t’i bësh qejfin shokëve të tu
Rike (i drejtohet Heidit): Qetësohu
Heidi: Po si të qetësohem, shih çfarë presioni bën ai!
Pas debatit në oborr, Fationi dhe Heidi vendosën të diskutojnë vetëm për vetëm.
Konkurrenti u përpoq të bindte Heidin se toni i zërit nuk ishte i lartë, ndërsa modelja e cilësoi arrogante sjelljen e tij.
Fationi i tregoi se është i mërzitur, ndërsa Heidi i kërkoi të mos ia marrë tolerancën për dobësi.
Fationi: Prita momentin që ti të ishe vetëm dhe të thashë herës tjetër nëse…
Heidi: Jo, nuk e thashë këtë. Më fole komplet me nerv dhe presion! Mos ma merr tolerimin tim për budallik, se të të kthehem unë pastaj e sheh se çfarë është nervi i vërtetë. Ke vënë para një njeri të butë. Nuk ke nevojë të më bësh atë lloj presioni
Fationi: Është fjalë e rëndë presioni
Heidi: Arrogancën tënde… me mua nuk ndodh
Fationi: Ku e pe arrogancën
Heidi: Po ta them direkt tani, se unë jam njeri i butë, e vlerësoj që më ke qëndruar pranë, të kam kërkuar falje kur…
Fationi: Po ku e pe ti
Heidi: Seriozisht e ke ti, më shih në sy. Ti kur zihesh nuk e mban dot veten, por me mua do e mbash
Fationi: Unë të thashë që nëse më flet me atë ton, më mirë mos më konsidero më
Heidi: E kupton ti veten, se nëse nuk e kupton, ne e mbyllim këtu se ti ke probleme. Nëse ti nuk e kupton veten, po më hedh hi syve
Fationi: Sigurisht që jam i mërzitur. Të thashë nëse e bën më, zere se nuk jam pastaj
Heidi: Po si të duash o Fatjon, se nuk më plas fare.
revista.one/