“Më fal”, Vedati “rikthehet” tek Alba: Konkurrentja e Për’puthen bën veprimin e papritur

“Më fal”, Vedati “rikthehet” tek Alba: Konkurrentja e Për’puthen bën veprimin e papritur

January 27, 2024 0

Vedati mori një tufë me lule dhe shkoi drejt Albës, për t’i kërkuar asaj falje në lidhje me veprimet që ka bërë.

Ai është shprehur se është penduar për gabimet që ka bërë, të cilat e kanë lënduar vajzën me të cilën ka dalë shpesh në takime.

Alba i mori lulet teksa me ironi tha se ia pranon faljen, por më pas ato ia dhuroi vajzave të tjera dhe opinionistëve të Për’puthen.

“Këto lule janë për të gjithë këta që më ndihmuan për të më treguar se kush është vërtet Vedati”, u shpreh Alba.

Biseda e zhvilluar mes tyre, në të cilën ai i drejtohet Roelës me fjalët “mashtruese”:

Alba: Po kërkon falje?

Vedati: Po kërkoj falje se jam bërë shumë pishman që ta kam prishur atë moment. Atë moment me muzikën tënde që unë mora Roelën dhe kërceva. 

Roela: Për çfarë po ia dhuron këto lule?

Vedati: Unë tregova guximin që mund të bëj një gjë të tillë.

Alba: Tani që tjetra (Roela) ta bëri atë veprim (doli në takim me Endin) po më kërkon falje.

Vedati: Kam rënë pishman që kam bërë atë veprim në atë moment.

Alba: Në rast se e kërkon vërtet unë të fal… Erdhe tek unë sepse u zhgënjeve nga vajza tjetër. Nuk më vlerësove mua momentin që unë e kisha këngën.

Roela: Buçi ka pasur të drejtë për çfarë më tha për ty në takim, edhe pse unë të mbrojta ty. Dole fiks mashkulli që… nejse nuk dua as ta komentoj.

Vedati: Më ke mashtruar. Ti çfarë qëllimi ke që më ke mashtruar mua? Kushedi për çfarë qëllimi ka ardhur këtu.