Heidi surprizohet nga finalistja e ‘Grande Fratello’, Beatrice Luzzi

Heidi surprizohet nga finalistja e ‘Grande Fratello’, Beatrice Luzzi

April 20, 2024 0

Teksa shënohen 100 ditë që nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, mbrëmja e sotme premton surpriza të paharrueshme, që që do të dhurojë emocione të forta jo vetëm për banorët, por edhe për publikun.

Heidi Baci, banorja e cila ndodhet në shtëpinë e BBV3 do të suprizohet sot nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello. Aktoren e famshme Heidi e ka përmendur jo pak herë në Big Brother Vip Albania, por sigurisht nuk e ka marrë kurrë me mend që ajo mund të vijë ta takojë.

Jo vetëm kaq, kjo natë do të jetë e jashtëzakonshme për banorët e tjerë, të cilët do të mësojnë datën e finales së madhe.

Ndërkohë, sonte në televotim ‘kokë më kokë’ janë Lidi dhe Liami. 

revista.one/