Horror në Korçë, nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

Horror në Korçë, nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

May 2, 2022 0

 Një nënë pasi ka lindur, ka futur të porsalindurin në një valixhe, dhe më pas ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 Korçë. Zonja jetonte në një hyrje të katit të dytë të një pallati ekzistues, bashkë me djalin e saj adoleshent, ndërsa burri ishte emigrant në Greqi. Sipas burimeve, nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tashmë trupi i foshnjës po i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Thuhet se ka qenë nëna e saj ajo që e ka futur të porsalindurin në valixhë, ndërsa thuhet se e ka mbajtur aty për një muaj. 

Burri i zonjës, pohoi para policisë se prej një muaj ishte kthyer në banesë, pasi ishte në emigrim në Greqi, duke shtuar se nuk ishte në dijeni që gruaja e tij ishte shtatzënë.

Ai tha se gjate kësaj kohë ndjente arome të keqe në banese, por vetëm ditën e djeshme ka mundur të zbulojë trupin e pajetë brenda valixhes, të vendosur në një dollap.

Menjëherë rreth orës 2 të natës ka telefonuar komisariatin e policisë në Korçë, ku ka raportuar ngjarjen e rëndë.

revista.one/