Hyjnë dy banorë të rinj në “Big Brother VIP 3”
February 29, 2024Në spektaklin e së shtunës dy banorë të rinj do të bëhen pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 3. Produksioni konfirmon se Liam Mandiaro nis garën për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dytë këtë eksperiencë, pas asaj në “Big Brother 5”. Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”.
Ndërkohë, të shtunën e kaluar, tri banorë të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Forte. Ndërkohë, në nominim janë Françeska, Egla, Ilnisa, Meritoni, Roza dhe Erjola. Njëri prej tyre eliminohet të shtunën.