“Përdor lëndë narkotike”, Bardhi vendos të hakmerret ndaj Rozës pas akuzës për Sarën

“Përdor lëndë narkotike”, Bardhi vendos të hakmerret ndaj Rozës pas akuzës për Sarën

February 29, 2024 0

Gjatë një bisede mes Bardhit dhe Romeos, këngëtari shprehet mjaft i revoltuar me Rozën, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike.

Ai iu tregon banorëve se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpi.

Bardhi ka dalë nga vetja, pasi Roza Lati e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e “nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del si njeriu më i keq në shtëpi”. Madje i kërkon banorëve të tjerë që “kur të veprojë ndaj Rozës të mos e pengojë askush sepse e di vetë se çfarë bën”.

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Ndoshta kam për të dalë më i keqi në këtë shtëpi, kam për ta nxjerrë nga vetja në mënyrën më të poshtër të mundshme. Kam për t’ja kthyer me të njëjtën monedhë. Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka. Do t’ja bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd. Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron. Se kur i tha Meritoni a ke bërë treshe, qau në dhomën e rrëfimit.

Sara Gjordeni dhe Roza Lati kanë pasur një debat të fortë gjatë ditës së djeshme (e mërkurë).

Ka qenë moderatorja e cila i ka thënë modeles se duhet të marrë qetësues pasi po e sheh shumë të nervozuar.

Ajo madje kishte bërë edhe një gjest me hundë duke i thënë se është e varur.

Për këtë debatoi edhe me Bardhin, teksa tha se nuk kishte ndonjë qëllim.

“Njeri i varur prej hapave, njeri i çmendur, njeri që ka luajtur mendsh”, iu drejtua këngëtari.

Sara më pas u pa e ulur në oborr duke qarë me dënesë për këto fjalë të moderatores.

Roza kërkoi të sqarohej sot (e enjte) me të, gjersa thekson se nuk e ka menduar atë. “Për shpirt të tim ati nuk e kisha në kuptimin e ndonjë gjëje tjetër apo varësie, prandaj jam aq e qetë, por po vij se qave. Nuk më ke fyer kurrë. Të kërkoj falje publike. Ti nuk e meriton të përmend ty varësinë, nuk lidhet fare si gjë. Nuk e kam atë edukatë”.

revista.one/