Hyri në mes të çiftit, Elhaida Dani nuk mirëpritet nga familja e balerinit
January 7, 2023Elhaida Dani dhe balerini i saj, Lediani, u bënë çifti më i përfolur për shkak të prishjes së fejesës së tij.
Konfirmimi i lidhjes nga ana e tyre solli reagime të shumta në rrjet, për shkak se balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.
Vetë balerini ka reaguar pas deklaratave në rrjet, që duket se nuk kanë qenë edhe shumë mbështetëse ndaj tij.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.
Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment për lajmet e shumta në rrjet, por ka zgjedhur të postojë foto që janë interpretuar si mesazh nga ana e ndjekësve, të cilën kanë kryqëzuar këngëtaren Elhaida Dani se hyri mes çiftit.
Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.
“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Por duket se që atëherë gjërat kanë ndryshuar, duke sjellë edhe ndarjen e çiftit.
Tashmë, Elhaida dhe Lediani nuk e fshehin më këtë raport, të nisur pas një ndarjeje jo shumë të lehtë të balerinit. Festa e Krishtlindjes ka sjellë edhe formalizimin e këtij çifti.
Por nuk është pritur me të njëjtin entuziazëm kjo lidhje në familjen e balerinit. Ose të paktën kjo është ajo që kuptuam nga nata finale e Dancing. Eno Popi prezanton familjarët e të dyve që ndodheshin në publik.
Nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë. Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk është dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve janë ulur në largësi nga njëri-tjetri në publik.
Ndoshta shkak për këtë raport disi më të distancuar është pikërisht lidhja e mirë që familjarët e balerinit kanë pasur me ish-të fejuarën e tij.
Herët më parë, Elhaida Dani ka bërë një sqarim të sinqertë për lidhjen me balerinin.
“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj, kjo shpjegon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi. Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste”, ka shpjeguar ajo.
revista.one/