Mozzik si një mysliman i vërtetë, pas Medinës shkon në Mekë

Mozzik si një mysliman i vërtetë, pas Medinës shkon në Mekë

January 6, 2023 0

Pas Medinës, Mozzik ka udhëtuar sot drejt Mekës. Reperi këtë e bëri të ditur përmes postimeve në Instagram, pasi ia vendosi lokacionin një fotografie të shkrepur në aeroport.

Me sa duket artisti i cili të vetmin vëlla e ka brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka vendosur t’i përkushtohet fesë me fillim të këtij viti, pas një kohe me shumë angazhime në muzikë.

Më herët Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi nga vizita e tij në Medinë, gjersa më vonë publikoi një shkrim në InstaStory duke treguar se ka ngelur i mrekulluar nga vizita e tij në këtë vend.

“Ende më është mpirë zemra nga bukuria e Medinës…ende nuk po di ta përshkruaj…Aq afër Allahut, aq afër xhamisë së profetit aq afër vendeve më të dashura të Allahut. Lutje, emocione, adhurim drejtuar krijuesit! Zoti ua mundësoftë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik.

Po ashtu, reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, publikoi një tjetër shkrim, ku i sugjeronte të gjithë ndjekësit e tij që të mos i ndalin veprat e mira.

“Allahu i njeh zemrat tona më së miri, bëni atë që ju bën juve të ndjeheni mirë! Selam Alejkum”, ka shkruar Mozzik.

Një ditë pas vizitës në Medinë, reperi bëri të ditur se tashmë ka arritur edhe në Mekë.

revista.one/