Hyseni i bën një dhuratë Adës, nuk përmbahet ish-e dashura Alvisa

Hyseni i bën një dhuratë Adës, nuk përmbahet ish-e dashura Alvisa

October 8, 2021 0

Hyseni, i cili “trazoi ujërat” me hyrjen e tij në Për’puthen pasi ka qenë në një lidhje me Alvisën, ka vendsour të tregojë sot se cila nga vajzat e programit i pëlqen.

Ai ka përmendur emrin e Adës, të cilës i kishte bërë dhuratë edhe një byzylyk. “Dhurata është një byzylyk me dy simbola, dora e fatit dhe syri i keq”, shpjegoi Hyseni.

Ada e falenderoi ndërsa vihej re që Alvisa qeshte vazhdimisht dhe e shpjegoi arsyen duke thënë: “Më bëhet qejfi që Ada është preference e tij dhe nuk e dija që kishte preference të tilla.”

Bajo del me Adën

Pas surprizave që ka bërë vazhdimisht, Bajo ka arritur të fitojë takimin e parë me Adën në emisionin “Për’puthen” në Top Channel. Ai nuk ka hezituar ta komplimentojë dhe t’i dhurojë vazhdimisht puthje.

“O shpirti im më thuaj çfarë do ti”, i tha Bajo, ndërsa Ada i kërkoi telefonin pasi  kishte parë një vajzë. Ndërsa ai shpjegoi se i kishte pëlqyer shprehja.

Në studio nuk kanë munguar komentet nga më të ndryshmet teksa Mikela i tha Bajos se ishte i marrosur dhe po i dilnin “jargët”, kur ishte afër Adës.

revista.one/