“I çaj kafkën”, përjashtohet nga Big Brother aktorja Eva Alikaj për kërcënimin…

“I çaj kafkën”, përjashtohet nga Big Brother aktorja Eva Alikaj për kërcënimin…

March 1, 2023 0

Pas Ermionës nga Big Brother Vip mëngjesin e sotëm, sapo është skualifikuar nga gara edhe aktorja Eva Alikaj.

Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.

Ç’ndodhi?

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve të Big Brother. Këtë herë protagonistë kanë qenë Luizi dhe Eva. Ndonëse deri më tani, aktorja është treguar e matur dhe e qetë në lojë, gjatë një konflikti me Luizin, ajo nuk ka ka dal që të mbajë veten.

Shkak është bërë një koment i Luizit mbi profesionin e Evës. Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj Luizit, duke arritur deri në kërcënime.

“Ta çaj kafkën, të marr …”, dëgjohet tek i drejtohet Eva-Luizit. Menjëherë pas kësaj ka mbërritur zarfi i zi në shtëpinë e Big Brother, ku dhe ka lajmëruar eliminimin nga loja të aktores.

revista.one/