I doli emri në përgjimet e SPAK, ja ku u shfaq Elvana për Pavarësinë

I doli emri në përgjimet e SPAK, ja ku u shfaq Elvana për Pavarësinë

November 29, 2023 0

Me rastin e festës së Pavarësisë, në qytetin e Vlorës janë organizuar festime të shumta, ku në Pallatin e Sportit një grup këngëtarësh të njohur shqiptar kanë performuar.

Mes këngëtarëve si Eugent Bushpepa, Irma Libohova, ka qenë edhe këngëtarja Elvana Gjata, për të cilën Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur një hetim pasuror pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, biznesmeni i ka thënë ish-drejtorit te Policisë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Në lidhje me lajmin, Elvana nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, dhe mesa duket  e ka marrë lehtë hetimin, dhe ka vijuar punë e saj me koncertet brenda dhe jashtë vendit.

revista.one/