I fshinë edhe fotot e dasmës në Maldive, të gjitha shenjat tregojnë se Fjolla dhe Fisniku janë ndarë përfundimisht

I fshinë edhe fotot e dasmës në Maldive, të gjitha shenjat tregojnë se Fjolla dhe Fisniku janë ndarë përfundimisht

September 27, 2021 0

Fjolla dhe Fisniku ka kohë që nuk po postojnë në rrjetet sociale.

Që nga momenti kur këngëtarja filloi të ketë probleme me ligjin çdo gjë mori tjetër rrjedhë.

Këngëtarja është liruar nga paraburgimi, ndërsa sot ka bërë postimet e para ku ka treguar se po e përcjellë vajzën e saj për në shkollë.

Ndërkohë fansat kanë vënë re se Fisniku ka fshirë çdo postim me Fjollën në rrjetet sociale, po ashtu edhe fotot e dasmës në Maldive

Ngjashëm ka vepruar edhe Fjolla duke lënë në profilin e saj vetëm disa imazhe ku shihet vetëm.

Një detaj tjetër që është vënë re është se Fjolla nuk e ndjek Fisnikun në instagram, derisa ky i fundit ende vazhdon ta mbajë tek following.

Kujtojmë se më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të ishte në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas avokatit Krasniqi, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe Fjollës ju ndërpre masa e paraburgimit.
Ajo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive.

revista.one/