(VIDEO) Arbenita dhe Fero përgënjeshtrojnë: S’jemi ndarë

(VIDEO) Arbenita dhe Fero përgënjeshtrojnë: S’jemi ndarë

September 27, 2021 0

Kohëve të fundit është raportuar po ashtu për një ndarjes mes Feros dhe modeles Arbenita Ismajli.

Aludimet erdhën pasi çifti nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, saktësisht në Instagram.

Po ashtu, në një prej videove të fundit në InstaStory, reperi është shfaqur teksa dëgjon këngën “I don’t f**k with you” nga reperi i njohur amerikan Big Sean. Kënga njihet, si këngë dedikuar ish-ave.

Në video Fero vihet re duke qeshur dhe këngëtari ka nxjerrë gjithashtu gishtin e mesit. Ndjekësit direkt kanë aluduar se videoja është drejtuar Arbenitës.

Megjithatë, kjo është përgënjeshtruar nga vet partnerja e tij përmes një video të hedhur në InstaStory.

Kjo ka qenë një mënyrë e çiftit për të përgënjeshtruar thashethemet që pushtuan faqet rozë prej ditësh.

Ata tanimë janë prindër edhe të një vajzë të vogël të quajtur, Nina, pasi i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë në fillim të këtij viti. 

revista.one/