I jepte mbesës 14-vjeçare kokainë dhe e ngacmonte seksualisht, prangoset 31-vjeçari në Kavajë

I jepte mbesës 14-vjeçare kokainë dhe e ngacmonte seksualisht, prangoset 31-vjeçari në Kavajë

July 2, 2021 0

Policia ka prangosur një 31-vjeçar nga Kavajë për ngacmim seksual, dhunë në familje e shitje të narkotikëve.

Ky shtetas, dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i Policisë

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit: K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.” – njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

revista.one/